THIRRJE PËR TRAJNER PËR PUNË ME METODOLOGJINË DESIGN THINKING

LEAD në kuadër të programit UPSHIFT ka nevojë për angazhimin e 1 trajneri për punë me metodologjinë Design Thinking e cila do të kontribuojë në zhvillimin e 5 iniciativave inovative sociale që lidhen me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në sektorin e UJIT.
UPSHIFT është program për inovacion social i bazuar në adresimin e nevojave të shkollave të mesme dhe komunitetit lokal në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Cikli i parë do të realizohet nga marsi deri në korrik 2022 dhe do t’i kushtohet zhvillimit të inovacioneve sociale për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në sektorin e UJIT. Thirrja e plotë është e qasshme në këtë LINK.

Përmes programit UPSHIFT do të përzgjidhen 10 finalistë nga të cilët do të zgjidhen 5 zgjidhje fituese të cilët do të marrin mbështetje për realizimin e zgjidhjes prej 120.000 denarë.

INFORMACION PËR ANGAZHIM

Një nga veçoritë kryesore të programit UPSHIFT është përdorimi i metodologjisë Design Thinking për hulumtim të problemeve/sfidave dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme dhe inovative.

Metodologjia e Design Thinking është planifikuar të përdoret gjatë FAZËS 2, gjatë realizimit të UPSHIFT Bootcamp nga data 14 deri më 16 prill.

Gjatë UPSHIFT Bootcamp 10 ekipe të shkollave të mesme, secili nga 5 anëtarë do të duhet të kalojë në procesin e Design Thinking për të detajuar problemet / sfidat dhe për të gjetur zgjidhje.

Qëllimi i Bootcamp-it, është të zgjedhë 5 inovacione sociale fituese në sektorin e ujit.

Detyrat e punës së trajnerit do të përfshijnë:

1. Përgatitja e programit dhe aktiviteteve për UPSHIFT Bootcamp nga data 14-16 prill sipas metodologjisë së Design Thinking në bashkëpunim me Koordinatorin e Programit të UPSHIFT.

2. Realizimi dhe zhvillimi i sesioneve të parashikuara për përdorimin e Design Thinking nga data 14 deri më 16 prill.

3. Përgatitja e raportit të shkurtër për angazhimin

PROFILI I TRAJNERIT

1. Minimumi 4 vite përvojë në realizimin e trajnimeve dhe ushtrimeve

2. Minimumi 4 trajnime/ushtrime të realizuara me përdorim të metodologjisë Design Thinking

3. Do të konsiderohet si avantazh nëse aplikanti është i certifikuar ose ka përfunduar arsimin si trajner

4. Aftësi të forta për lehtësimin e grupeve dhe proceseve

5. Aftësi të forta komunikimi dhe prezantimi

APLIKIMI, PËRZGJEDHJA DHE KOMPENSIMI

Aplikimi për angazhimin e mentorimit bëhet në mënyrë elektronike duke dërguar biografi të shkurtër ku shënohen angazhimet e mëparshme të ngjashme dhe letër motivimi në adresën e mëposhtme të e-mail: info@lead.org.mk

Afati i aplikimit është 30.03.2022.

Ekipi i programit mund të vendosë të zhvillojë intervista me disa nga kandidatët.

Kompensimi i paraparë për të gjithë angazhimin është 36 000 denarë në shumën bruto.

NGA ÇFARË PËRBËHET PROGRAMI

FAZA 1 – Përcaktimi i një problemi/sfide, me propozim zgjidhje të mundshme dhe aplikim (mars)

FAZA 2 – UpShift Bootcamp (14-16 prill, Strugë)

Nëpërmjet metodologjisë Design Thinking, 10 finalistë të përzgjedhur do të zhvillojnë zgjidhje bazuar në problemet/sfidat në një eventi 3-ditor me ndihmën e mentorëve të caktuar. Në ngjarjen prezantohen të gjitha zgjidhjet dhe përzgjidhen 5 zgjidhje fituese, të cilat për zbatimin e zgjidhjes shpërblehen me 120.000 denarë.

FAZA 3 – Promovimi dhe aktivitetet e komunitetit (maj)

5 ekipet fituese marrin pjesë në një trajnim njëditor për avokim, gjithashtu prezantohen në një ngjarje njëditore për mbështetje plotësuese nga komuniteti dhe mbledhja e mjeteve.

FAZA 4 – Zbatimi i iniciativave sociale (maj-korrik 2022)

Me ndihmën e një mentori të caktuar, 5 ekipet realizojnë zgjidhjen e paramenduar dhe krijojnë një plan për zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit social.


Programi UPSHIFT zbatohet nga Shoqata e Liderëve për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD) në kuadër të projektit “Inkurajimi i fëmijëve dhe të rinjve në Maqedoninë e Veriut të bëhen promotorë të ndryshimeve për të zvogëluar rrezikun e komuniteteve ndaj ndryshimeve klimatike”, të zbatuar nga UNICEF me mbështetje financiare të Suedisë dhe Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik të RMV-së.