THIRRJE PËR MENTORË PËR EKIPET E SHKOLLAVE TË MESME

LEAD në kuadër të programit UPSHIFT duhet të punësojë 5 mentorë të cilët do të ndihmojnë në zbatimin e 5 iniciativave inovative sociale në lidhje me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në sektorin e UJIT.

UPSHIFT është  program për inovacion social i bazuar në adresimin e nevojave të shkollave të mesme dhe komunitetit lokal në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Cikli i parë do të realizohet nga marsi deri në korrik 2022 dhe do t’i kushtohet zhvillimit të inovacioneve sociale për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në sektorin e UJIT. Thirrja e plotë është e qasshme në këtë LINK.

Përmes programit UPSHIFT do të përzgjidhen 10 finalistë nga të cilët do të zgjidhen 5 zgjidhje fituese të cilët do të marrin mbështetje për realizimin e zgjidhjes prej 120.000 denarë.

INFORMACIONE PËR ANGAZHIMIN PËR MENTORIM

Angazhimi i mentorëve do të synojë të ndihmojë ekipet e shkollave të mesme për:

1. Strukturim të zgjidhjes që ka të bëjë me ujin dhe prezantimi i tij gjatë UPSHIFT Bootcamp nga 14 deri më 16 Prill në Strugë.

2. Realizimi i 5 iniciativave sociale në periudhën maj-korrik.

Detyrat e mentorëve do të përfshijnë:

1. Prezenca në UPSHIFT Bootcamp nga data 14-16 prill në Strugë. Çdo mentor i përzgjedhur do të caktohet në 2 ekipe të shkollave të mesme (secili ekip do të përbëhet nga 5 anëtarë) me të cilët do të punojë në përgatitjen e zgjidhjes dhe prezantimin e saj (pitching) para jurisë.

2. Organizimi dhe realizimi i të paktën 6 takimeve mentoruese në periudhën maj-korrik 2022 për zbatimin e inovacioneve sociale. Çdo mentor do të caktohet në një ekip fitues të shkollës së mesme.

3. Komunikim i rregullt me një ekip fitues dhe reagime në kohë për ekipin në periudhën nga maji deri në korrik 2022.

4. Raportim i rregullt te koordinatori i programit UPSHIFT për ecurinë dhe funksionimin e ekipit të shkollës së mesme.

5. Përgatitja e raportit përfundimtar për periudhën e mentorimit.

Mentori pritet të ketë 6 ditë pune në periudhën e dytë të mentorimit nga maji deri në korrik.

PROFILI I MENTORIT

1. Minimumi 2 vjet eksperiencë në punë dhe mentorimin e të rinjve.

2. Minimumi 3 vjet përvojë në zbatimin e projekteve që kanë të bëjnë me ndryshimet sociale dhe inovacionin.

3. Do të konsiderohet si përparësi nëse aplikanti ka formim akademik ose përvojë në fushën e ndryshimeve klimatike, mjedisit jetësor dhe qëndrueshmërisë.

4. Do të konsiderohet përparësi nëse aplikanti ka përvojë në zhvillimin e biznesit

5. Aftësi të forta për lehtësimin e grupeve dhe proceseve

APLIKIMI PËRZGJEDHJA DHE KOMPENSIMI

Aplikimi për angazhimin e mentorimit bëhet në mënyrë elektronike me dërgimin e biografisë së shkurtër dhe letër motivuese në adresën e mëposhtme të emailit: info@lead.org.mk

Afati i aplikimit është 30.03.2022.

Gjithsej 5 mentorë do të përzgjidhen pas afatit të aplikimit. Ekipi i programit mund të vendosë të zhvillojë intervista me disa nga kandidatët.

Kompensimi i paraparë për të gjithë angazhimin është 47 664 denarë në shumën bruto.

NGA ÇFARË PËRBËHET PROGRAMI

FAZA 1 – Përcaktimi i një problemi/sfide, me propozim zgjidhje të mundshme dhe aplikim (mars)

FAZA 2 – UpShift Bootcamp (14-16 prill)

Nëpërmjet metodologjisë Design Thinking, 10 finalistë të përzgjedhur do të zhvillojnë zgjidhje bazuar në problemet/sfidat në një eventi 3-ditor me ndihmën e mentorëve të caktuar. Në ngjarjen prezantohen të gjitha zgjidhjet dhe përzgjidhen 5 zgjidhje fituese, të cilat për zbatimin e zgjidhjes shpërblehen me 120.000 denarë.

FAZA 3 – Promovimi dhe aktivitetet e komunitetit (maj)

5 ekipet fituese marrin pjesë në një trajnim njëditor për avokim, gjithashtu prezantohen në një ngjarje njëditore për mbështetje plotësuese nga komuniteti dhe mbledhja e mjeteve.

FAZA 4 – Zbatimi i iniciativave sociale (maj-korrik 2022)

Me ndihmën e një mentori të caktuar, 5 ekipet realizojnë zgjidhjen e paramenduar dhe krijojnë një plan për zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit social.


Programi UPSHIFT zbatohet nga Shoqata e Liderëve për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD) në kuadër të projektit “Inkurajimi i fëmijëve dhe të rinjve në Maqedoninë e Veriut të bëhen promotorë të ndryshimeve për të zvogëluar rrezikun e komuniteteve ndaj ndryshimeve klimatike”, të zbatuar nga UNICEF me mbështetje financiare të Suedisë dhe Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik të RMV-së.