UPSHIFT-CIKLI 5: THIRRJE PËR EKO- ZGJIDHJE

Cila është sfida me të cilën përballet qyteti/lagjja/shkolla juaj në lidhje me ujin, ajrin, energjinë apo tokën?
Çfarë zgjidhje DIGJITALE do të sugjeronit për parandalimin e ndotjes dhe përdorimin e përgjegjshëm të ujit, ajrit, energjisë dhe tokës;

Formoni një ekip prej 5 bashkëmoshatarësh nga qyteti juaj, përshkruani problemin/sfidën që lidhet me një nga 4 fushat, dhe aplikoni për shpërblim prej 120.000,00 denarë për implementimin e zgjidhjes inovative digjitale.

UPSHIFT është program për inovacione sociale i cili bazohet në zgjidhjen e nevojave të shkollave dhe komunitetit lokal për ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Përmes programit nxënësit do të kenë mundësi të fitojnë:

pencil

Shkathtësi dhe kompetenca për inovacione sociale dhe zgjidhje ekologjike

practice

Aplikim praktik të shkathtësive në realizim të inovacionit social

networking

Lidhje më të fortë dhe përgjegjësi ndaj komunitetit lokal dhe qytetarëve

consulting

Mbështetje të mentorit dhe ekspertit dhe buxhet prej 120.000,00 denarë për të realizuar iniciativë sociale

competitive

Përvojë në garë me ekipet tjera të përbëra nga bashkëmoshatarë të tyre

NGA SE PËRBËHET NJË PROGRAM?

FAZA 1 - Përcaktimi i një problemi/sfide, me një propozim zgjidhje të mundshme dhe aplikim (mars-prill)
FAZA 2 - Punëtori Online për zhvillimin e sfidave për 10 finalistët (18 prill)

Punëtoria do të jetë një hyrje në të gjithë metodologjinë e të menduarit të dizajnit dhe secili ekip do të shtjellojë më tej sfidën e tij.

UpShift Bootcamp për 10 finalistët (25-27 prill  Strugë)

Nëpërmjet metodologjisë Design Thinking, 10 finalistë të përzgjedhur do të zhvillojnë zgjidhje bazuar në problemet/sfidat në një eventi 3-ditor me ndihmën e mentorëve të caktuar. Në ngjarjen prezantohen të gjitha zgjidhjet dhe përzgjidhen 5 zgjidhje fituese, të cilat për zbatimin e zgjidhjes shpërblehen me 120.000 denarë.

FAZA 3 - Zbatimi i iniciativave sociale (maj-korrik)

Me ndihmën e një mentori të caktuar, 5 ekipet realizojnë zgjidhjen e paramenduar dhe krijojnë një plan për zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit social.

FAZA 4 - Promovimi dhe aktivitetet e komunitetit (gusht)

5 ekipet fituese marrin pjesë në një trajnim njëditor për avokim, gjithashtu prezantohen në një ngjarje njëditore për mbështetje plotësuese nga komuniteti dhe mbledhja e mjeteve.

DIGJITALIZIMI – përshkrim tematik

Digjitalizimi po merr vrull në shoqëri, veçanërisht me shfaqjen e pandemisë që lidhet me COVID-19 dhe nevojat e imponuara prej tij në drejtim të lidhjes dhe menaxhimit më të lehtë të burimeve.

Kështu, teknologjitë digjitale ofrojnë potencial të sigurojnë zgjidhje të qëndrueshme për shumë nga sfidat shoqërore në dukje të pazgjidhshme që lidhen me ndryshimet klimatike, ndoshta më e madhja prej të cilave është mbajtja e ngrohjes globale në një maksimum prej 1,5 gradë mbi nivelin para-industrial të Tokës (1880).

Megjithatë, teknologjitë digjitale gjithashtu konsumojnë energji dhe për këtë arsye ka të ngjarë të kontribuojnë në emetimet globale, mbetjet dhe ndotjen gjatë prodhimit, përdorimit dhe vjetërsimit të tyre. 

Rrjedhimisht, çelësi për shfrytëzimin e suksesshëm të teknologjive digjitale si pjesë e luftës kundër ndryshimit të klimës dhe efekteve të tij është të sigurohet që dallimi ndërmjet përfitimit dhe shpenzimeve të tyre për mjedisin të monitorohet me kujdes.

Brenda këtij cikli, ekipet e përbëra nga nxënës të shkollave të mesme duhet të dorëzojnë zgjidhje DIGJITALE të problemeve/sfidave që lidhen me UJIN, AJRIN, ENERGJINË ose TOKËN duke përfshirë:

  • Sfidat/problemet dhe zgjidhjet e propozuara që synojnë monitorimin, pastrimin dhe përmirësimin e cilësisë së ujit, ajrit dhe tokës;
  • Sfidat/problemet dhe zgjidhjet e propozuara që synojnë monitorimin e konsumit të ujit dhe energjisë;
  • Sfidat/problemet dhe zgjidhjet e propozuara që synojnë përdorimin e përgjegjshëm të ujit, ajrit dhe tokës dhe energjisë;
  • Sfidat/problemet dhe zgjidhjet e propozuara të synuara që nuk kontribuojnë në rritjen e emetimeve të CO2 ose mbetjeve materiale;
  • Sfida dhe zgjidhje të tjera që lidhen me temat në drejtim të ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Për më tepër, më poshtë po ndajmë disa publikime dhe hulumtime që mund t’i përdorni si frymëzim për të përshkruar problemet dhe sfidat tuaja.

Shënim i rëndësishëm: Zgjidhjet e propozuara duhet të mbulojnë të paktën një fushë të synuar nga 4 më sipër.

ÇFARË ËSHTË INOVATIONI SOCIAL?

Inovacioni social nënkupton zhvillim të zgjidhjeve të reja të cilat nuk kanë ekzistuar më herët për zgjidhjen e ndonjë problemi shoqëror, në rastin konkret UJI, AJRI, ENERGJIA DHE TOKA. Shembuj nga zona tjera për inovacion social: 

Shembull 1: Nxënës në shkollën e tyre kanë vërejtur se shkolla ka harxhuar ujë të pijshëm për ujitje në sipërfaqet e oborrit. Nxënësit kanë propozuar të ndërtohet sistem i cili do ta mbledhë ujin nga shirat i cili do të ruhet në kontejner të veçantë dhe të përdoret për ujitje. 

Shembulli 2: Nxënësit e brengosur për nivelin e madh të ndotjes nëpër qytetet, vendosin t’i shfrytëzojnë blozat që mblidhen në filtrat e vendosura në oxhaqet, dhe prej ty të bëjnë bojë e cila do të shitet. Pastaj, të ardhurat nga shitja do të investohen në filtra plotësues për parandalimin e ndotjes. 

Shembulli 3: Nxënësit kanë vërejtur se shkolla ka tepricë të energjisë të fituar nga panelet fotovoltaike. Për ta shfrytëzuar atë energji përgatisin mënyrë novatore për ruajtjen e saj në cilindra prej rëre që pastaj në periudhën e dimrit të shfrytëzohen si trupa ngrohës për ngrohjen e ambienteve shkollore. 

KUSHTET PËR APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE

Thirrja është e hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme nga mosha 14 deri në 19 vjeç që janë pjesë e shkollave të mesme në vendin tonë. 

Çdo ekip duhet doemos të përbëhet prej 5 anëtarësh nga të cilët më së shumti 3 mund të jenë të gjinisë së njëjtë. Ekipet inkurajohen fuqishëm të përfshijnë nxënës të grupeve të margjinalizuara (nxënës nga familje me rrezik social, nxënës me aftësi të kufizuara etj).

Dy ose më shumë ekipe nga shkolla e njëjtë ose qyteti i njëjtë mund të aplikojnë vetëm nëse të gjithë anëtarët e ekipeve janë të ndryshme. 

Nga aplikimet e arritura, do të përzgjidhen 10 finalistë në bazë të kritereve vijuese: 

1. Nevoja – maksimumi 10 pikë

Cila është nevoja për mbështetje për sfidën/problemin e paraqitur brenda shkollës dhe komunitetit lokal?

2. Shkalla e ndikimit – maksimumi 10 pikë

Çfarë ndikimi mund të ketë brenda shkollës dhe komunitetit lokal nëse zgjidhet sfida/problemi?

Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin e aplikimit në LINKUN e mëposhtëm jo më vonë se data 09.10.2022.

3. Inovacioni dhe realizueshmëria e zgjidhjes- maksimumi 20 pikë

Sa inovative është zgjidhja dhe a mund të zbatohet për 120.000 denarë brenda 4 muajve?

Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin e aplikimit si më poshtë LINK  jo më vonë se 02.04.2023.

ÇFARË NDODH PASI TË PËRFUNDOJË AFATI I APLIKIMIT?

Nga numri total i aplikantëve të arritur do të përzgjidhen 10 finalistë që do të jenë pjesë e UPSHIFT Bootcamp-it nga 8 deri 10 mars. 

Në Bootcamp të gjithë 10 ekipet do të krijojnë zgjidhje që do t’i prezantojnë para komisionit tre anëtarësh. Në fund do të zgjidhen 5 fitues. 

Pas përzgjedhjes së 5 skuadrave fituese, ata fillojnë me realizimin e zgjidhjes së tyre. Zgjidhja e propozuar duhet të jetë në gjendje të zbatohet në një periudhë 3-4 muaj (maj 2023-korrik 2023). Gjatë realizimit, përveç mjeteve financiare prej 120.000 denarë, ekipet do të marrin mbështetje edhe nga mentorët të cilët do të caktohen nga programi dhe do t’i ndihmojnë ekipet në realizimin e iniciativës sociale. 

Afati kohor i ciklit duket si ky:

Hapja e thirrjes- 13 mars
Afati i fundit për aplikim- 2 prill
Zgjedhja e 10 finalistëve- deri 13 prill
Sesioni online përgatitor për 10 finalistë- 18 prill
UPSHIFT Bootcamp- 25-27 prill
Realizimi i projektit- maj-korrik 2023

CIKLET E ARDHSHME UPSHIFT

Programi UPSHIFT do të përmbajë 5 cikle, në 18 muajt e ardhshëm të ndarë në 5 fusha tematike, si më poshtë:

water

UJI

mars – korrik 2022

wind

AJRI

gusht – dhjetor 2022

flame

ENERGJI

dhjetor 2022 – mars 2023

plant

TOKA

janar – qershor 2023

project-management

ZGJIDHJE DIXHITALE

mars – korrik 2023

PYETJE TË SHPESHTA

1. Kemi një ide për problemin/sfidën, por nuk jemi të sigurt se si ta paraqesim atë qartë?

Për të zhvilluar problemin / sfidën, ne rekomandojmë përdorimin e mjetit Tree Trouble. Në këtë LINK ndajmë një shembull.

2. Ekipi nga shkolla ime tashmë ka përgatitur një zgjidhje për një sfidë të caktuar, a mund ta aplikojmë të njëjtën?

Në fazën e parë – përcaktimi i problemit/sfidës dhe aplikimi, i tij është thelbësore të përcaktohet i qartë i problemit/sfidës. Edhe pse nuk është e detyrueshme, ju mund të sugjeroni një zgjidhje të propozuar. Do të keni mundësinë të punoni për zgjidhjen më vonë nëse përzgjidheni si finalist. 

3. A mund të zëvendësojmë anëtarët e ekipit nëse marrim çmimin?

Anëtarët e ekipit duhet të jenë të njëjtët me të cilët ekipi ka aplikuar.

4. Cili është roli i mësimdhënësit në të gjithë procesin?

Mësimdhënësi luan rol kryesor në nxitjen e një shpirti sipërmarrës te nxënësit. Roli i tyre në të gjithë procesin është të motivojnë nxënësit por edhe të bartin njohuritë nga projekti brenda shkollave të tyre. Mësimdhënësit gjithashtu do të luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e qëndrueshmërisë së nismës sociale brenda shkollës.

5. Nëse krijohet mundësia, a mund të sigurohen mjete financiare shtesë për vetë iniciativën?

Ekipet inkurajohen të sigurojnë më shumë mjete për zbatimin e nismës.

6. Nëse aplikojmë për një cikël dhe refuzohemi, a kemi mundësi të aplikojmë përsëri?

Gjithsesi. Shkollat dhe nxënësit e shkollave të mesme inkurajohen të aplikojnë për ato cikle që i konsiderojnë të nevojshme dhe problematike.

Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të kontaktoni në info@lead.org.mk.

Programi UPSHIFT zbatohet nga Shoqata e Liderëve për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD) në kuadër të projektit “Inkurajimi i fëmijëve dhe të rinjve në Maqedoninë e Veriut të bëhen promotorë të ndryshimeve për të zvogëluar cenueshmërinë e komuniteteve ndaj ndryshimeve klimatike” të zbatuar nga UNICEF me mbështetje financiare të Suedisë dhe Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik të RMV-së.