Në cilën mënyrë shfrytëzohet dhe trajtohet DHEU në qytetin/mëhallën/shkollën tënde?
Çfarë inovacioni social do të kishit propozuar për shfrytëzim të përgjegjshëm të DHEUT që nuk do të ndikojë negativisht mbi mjedisin?
Formo ekip prej 5 bashkëmoshatarëve nga qyteti yt, përshkruaje problemin/sfidën lidhur me DHEUN dhe apliko për shpërblimin prej 120.000,00 denarë për implementimin e zgjidhjes novatore
UPSHIFT është program për inovacione sociale i cili bazohet në zgjidhjen e nevojave të shkollave dhe komunitetit lokal për ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Përmes programit nxënësit do të kenë mundësi të fitojnë:
Shkathtësi dhe kompetenca për inovacione sociale dhe zgjidhje ekologjike
Aplikim praktik të shkathtësive në realizim të inovacionit social
Lidhje më të fortë dhe përgjegjësi ndaj komunitetit lokal dhe qytetarëve
Mbështetje të mentorit dhe ekspertit dhe buxhet prej 120.000,00 denarë për të realizuar iniciativë sociale
Përvojë në garë me ekipet tjera të përbëra nga bashkëmoshatarë të tyre
NGA SE PËRBËHET NJË PROGRAM?
FAZA 1 - Thirrja, përkufizimi i problemit/sfidës, aplikimi dhe zgjedhja e 10 finalistëve (janar dhe shkurt)
- Shprehja e interesit për aplikim (deri më 3 shkurt)
- Punëtoria online për definimin e problemeve për ekipet e interesuara (8 shkurt)
- Afati i fundit për aplikim (19 shkurt)
FAZA 2 - Punëtori Online për zhvillimin e sfidave për 10 finalistët (28 shkurt) DHE UpShift Bootcamp për 10 finalistët
Punëtoria do të jetë një hyrje në të gjithë metodologjinë e të menduarit të dizajnit dhe secili ekip do të shtjellojë më tej sfidën e tij.
Nëpërmjet metodologjisë Design Thinking, 10 finalistë të përzgjedhur do të zhvillojnë zgjidhje bazuar në problemet/sfidat në një eveniment 3-ditor me ndihmën e mentorëve të caktuar. Në ngjarjen prezantohen të gjitha zgjidhjet dhe përzgjidhen 5 zgjidhje fituese, të cilat për zbatimin e zgjidhjes shpërblehen me 120.000 denarë.
FAZA 3 - Promovimi dhe aktivitetet e komunitetit (prill 2023 )
5 ekipet fituese marrin pjesë në një trajnim njëditor për avokim, gjithashtu prezantohen në një ngjarje njëditore për mbështetje plotësuese nga komuniteti dhe mbledhja e mjeteve.
FAZA 4 - Zbatimi i iniciativave sociale (mars 2023- qershor 2023 )
5 ekipet fituese marrin pjesë në një trajnim njëditor për avokim, gjithashtu prezantohen në një ngjarje njëditore për mbështetje plotësuese nga komuniteti dhe mbledhja e mjeteve.
FAZA 5 - Zbatimi i iniciativave sociale (janar 2023- prill 2023)
Me ndihmën e një mentori të caktuar, 5 ekipet realizojnë zgjidhjen e paramenduar dhe krijojnë një plan për zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit social.
DHEU – përshkrimi tematik
DHEU dhe bujqësia bëjnë pjesë në elementet më vulnerabile themelore që janë përfshirë nga ndryshimet klimatike në nivel global por edhe në vendin tonë.
Rritja e temperaturës në masë të madhe ndikon në dheun. Temperatura mesatare e tokës për periudhën 2006-2015 ka qenë 1,53 °C më të lartë sesa për periudhën 1850-1900. Kjo kontribuon për uljen e lagështisë së dheut që kontribuon për rendimentin e zvogëluar dhe shkretëtirëzimin. Me rritje të aktiviteteve industriale dhe ujërave të zeza nga amvisëritë dhe industrisë në lumenjtë toka është nën presion të rritur nga ndotja. Gjithashtu, sistemet për ujitje të livadheve dhe zhvillimi i bujqësisë ndikon në cilësinë e dheut dhe ushqimit që e marrim nga ajo.
Shfrytëzimi i dheut kontribuon që rreth një e katërta e emisioneve globale të gazserrave, veçanërisht emisionet e CO2 (dyoksid karbon) nga shkatërrimi i pyjeve, emisionet e CH4 (metan) nga orizi dhe bagëtia nga kafshët përtypëse dhe emisionet e N2O (oksid azoti) nga përdorimi i plehrave me ç’rast nga viti 2007 deri në vitin 2016 ka absorbuar 6 gigatonë (Gt) neto CO2 në vit, që është ekuivalent me emisionet e gazserrëve të SHBA.
Si sfida kryesore lidhur me dheun dhe ndryshimet klimatike janë në vijim:
- shpyllëzimi dhe degradimi i pyjeve
- mënyra e prodhimit të ushqimit dhe aktiviteteve bujqësore, para së gjithash prodhimi i ushqimit joorganik
- ndotja e ujërave të zeza nga amvisëria dhe industria
- urbanizimi dhe erozioni i rritur i tokës
Gjithashtu, Republika e Maqedonisë së Veriut konsiderohet si vend ku erozioni i dheut është veçanërisht i madh. Sipas MMJPH vlerësohet se 37% e tokës përballet me erozion mesatar deri te erozioni ekstern, me humbje të përgjithshme vjetore të tokës prej rretj 17.100.000m3. Migrimi nga fshatrat në mjediset urbane gjithashtu ka ndikim mbi dheun. Në periudhë nga viti 2000 deri në vitin 2018 ka rritje të sipërfaqeve artificiale për 15% që shpie në vulosjen e tokës. Më tutje, zvogëlimi i sipërfaqeve bujqësore prej 8,4% zvogëlim të zonave pyjore dhe gjysmënatyrore për 6,6% dhe të trupave ujore për 10,6%. Si rezultat i ndryshimeve klimatike rreth 75,6% të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut tregon shenja të ariditetit (tharjes) ose semi-ariditetit. Kjo shpie në shkretëtirëzimin, humbjen e biodiversitetit dhe rritjen e proceseve erozive.
Në kuadër të këtij cikli, ekipet të formuar nxënësit e shkollës së mesme të dorëzojnë probleme/sfida lidhur me DHEUN përfshirë:
Sfidat/problemet dhe propozim zgjidhjet e orientuar në zvogëlimin e emisioneve të gazserrave që dalin nga shfrytëzimi i dheut.
Sfidat/problemet dhe propozim zgjidhjet e orientuar në zvogëlimin e toksicitetit të dheut që del nga ujërat e zeza dhe/ose aktivitetet industriale
Sfidat/problemet dhe propozim zgjidhjet e orientuara në shfrytëzimin e gazserrave të krijuara me shfrytëzimin e tokës për qëllime tjera.
Sfidat/problemet dhe propozim zgjidhjet që janë orientuar në shfrytëzimin e përgjegjshëm dhe trajtimin e dheut.
Sfidat/problemet dhe propozim zgjidhjet e orientuar në shfrytëzimin e potencialit të dheut në mënyrë që nuk kontribuon për ndryshimet klimatike.
Sfidat tjera dhe zgjidhjet lidhur me dheun.
Gjithashtu, më poshtë ndajmë disa publikime dhe hulumtime që mund t’i shfrytëzoni për frymëzim për përshkrim të problemeve dhe sfidave tuaja.
ÇFARË ËSHTË INOVACIONI SOCIAL?
Inovacioni social nënkupton zhvillim të zgjidhjeve të reja të cilat nuk kanë ekzistuar më herët për zgjidhjen e ndonjë problemi shoqëror, në rastin konkret DHEU. Shembuj nga zona tjera për inovacion social:
Shembull 1: Nxënës në shkollën e tyre kanë vërejtur se shkolla ka harxhuar ujë të pijshëm për ujitje në sipërfaqet e oborrit. Nxënësit kanë propozuar të ndërtohet sistem i cili do ta mbledhë ujin nga shirat i cili do të ruhet në kontejner të veçantë dhe të përdoret për ujitje.
Shembulli 2: Nxënësit e brengosur për nivelin e madh të ndotjes nëpër qytetet, vendosin t’i shfrytëzojnë blozat që mblidhen në filtrat e vendosura në oxhaqet, dhe prej ty të bëjnë bojë e cila do të shitet. Pastaj, të ardhurat nga shitja do të investohen në filtra plotësues për parandalimin e ndotjes.
Shembulli 3: Nxënësit kanë vërejtur se shkolla ka tepricë të energjisë të fituar nga panelet fotovoltaike. Për ta shfrytëzuar atë energji përgatisin mënyrë novatore për ruajtjen e saj në cilindra prej rëre që pastaj në periudhën e dimrit të shfrytëzohen si trupa ngrohës për ngrohjen e ambienteve shkollore.
KUSHTET PËR APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE
Thirrja është e hapur për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme nga mosha 14 deri në moshën 19 vjeçare të cilët janë pjesë e shkollave të mesme në vendin tonë.
Çdo ekip duhet doemos të përbëhet prej 5 anëtarësh nga të cilët më së shumti 3 mund të jenë të gjinisë së njëjtë. Ekipet inkurajohen fuqishëm të përfshijnë nxënës të grupeve të margjinalizuara (nxënës nga familje me rrezik social, nxënës me aftësi të kufizuara etj).
Dy ose më shumë ekipe nga shkolla e njëjtë ose qyteti i njëjtë mund të aplikojnë vetëm nëse të gjithë anëtarët e ekipeve janë të ndryshme.
Nga aplikimet e arritura, do të përzgjidhen 10 finalistë në bazë të kritereve vijuese:
1. Nevoja – maksimumi 10 pikë
Cila është nevoja për mbështetje për sfidën/problemin e paraqitur brenda shkollës dhe komunitetit lokal?
2. Shkalla e ndikimit – maksimumi 10 pikë
Çfarë ndikimi mund të ketë brenda shkollës dhe komunitetit lokal nëse zgjidhet sfida/problemi?
3. Inovacioni dhe realizueshmëria e zgjidhjes- maksimumi 20 pikë
Sa inovative është zgjidhja dhe a mund të zbatohet për 120.000 denarë brenda 4 muajve?
Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin e aplikimit si më poshtë LINK jo më vonë se 19.02.2023.
ÇFARË NDODH PASI TË PËRFUNDOJË AFATI I APLIKIMIT?
Thirrja është struktura në disa faza. Faza e parë e shprehjes së interesit për aplikim, me afat të fundit deri më 3 shkurt. Ekipet që dëshirojnë të aplikojnë duhet së pari të shprehin interes. Pasi të shprehin interes, do të përfshihen në punëtorinë online e cila do t’u ndihmojë që t’i strukturojnë më mirë problemet dhe zgjidhjet. Punëtoria do të mbahet më 8 shkurt.
Pastaj, ekipet e interesuar kanë afat për të aplikuar deri më 19 shkurt.
Nga numri total i aplikantëve të arritur do të përzgjidhen 10 finalistë që do të jenë pjesë e UPSHIFT Bootcamp-it nga 8 deri 10 mars.
Në Bootcamp të gjithë 10 ekipet do të krijojnë zgjidhje që do t’i prezantojnë para komisionit tre anëtarësh. Në fund, do të zgjidhen 5 fituesit.
Pas përzgjedhjes së 5 skuadrave fituese, ata fillojnë me realizimin e zgjidhjes së tyre. Zgjidhja e propozuar duhet të jetë në gjendje të zbatohet në një periudhë 3-4 muaj (mars 2023-qershor 2023). Gjatë realizimit, përveç mjeteve financiare prej 120.000 denarë, ekipet do të marrin mbështetje edhe nga mentorët të cilët do të caktohen nga programi dhe do t’i ndihmojnë ekipet në realizimin e iniciativës sociale.
Afati kohor i ciklit duket si ky:
Hapja e thirrjes- 24 janar
Afati për shprehjen e interesit- 3 shkurt
Sesioni përgatitur për ekipet e interesuar- 8 shkurt
Afati i fundit për aplikim- deri 19 shkurt
Zgjedhja e 10 finalistëve deri- 24 shkurt
Sesioni online përgatitor për 10 finalistë- 28 shkurt
UPSHIFT Bootcamp- 08-10 mars
Realizimi i projektit mars- qershor 2023
CIKLET E ARDHSHME UPSHIFT
Programi UPSHIFT do të përmbajë 5 cikle, në 18 muajt e ardhshëm të ndarë në 5 fusha tematike, si më poshtë:
UJI
mars – korrik 2022
AJRI
gusht – dhjetor 2022
ENERGJI
dhjetor 2022 – mars 2023
dheuN
janar – qershor 2023
ZGJIDHJE DIXHITALE
mars – korrik 2023
PYETJE TË SHPESHTA
1. Kemi një ide për problemin/sfidën, por nuk jemi të sigurt se si ta paraqesim atë qartë?
Për të zhvilluar problemin / sfidën, ne rekomandojmë përdorimin e mjetit Tree Trouble. Në këtë LINK ndajmë një shembull.
2. Ekipi nga shkolla ime tashmë ka përgatitur një zgjidhje për një sfidë të caktuar, a mund ta aplikojmë të njëjtën?
Në fazën e parë – përcaktimi i problemit/sfidës dhe aplikimi, i tij është thelbësore të përcaktohet i qartë i problemit/sfidës. Edhe pse nuk është e detyrueshme, ju mund të sugjeroni një zgjidhje të propozuar. Do të keni mundësinë të punoni për zgjidhjen më vonë nëse përzgjidheni si finalist.
3. A mund të zëvendësojmë anëtarët e ekipit nëse marrim çmimin?
Anëtarët e ekipit duhet të jenë të njëjtët me të cilët ekipi ka aplikuar.
4. Cili është roli i mësimdhënësit në të gjithë procesin?
Mësimdhënësi luan rol kryesor në nxitjen e një shpirti sipërmarrës te nxënësit. Roli i tyre në të gjithë procesin është të motivojnë nxënësit por edhe të bartin njohuritë nga projekti brenda shkollave të tyre. Mësimdhënësit gjithashtu do të luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e qëndrueshmërisë së nismës sociale brenda shkollës.
5. Nëse krijohet mundësia, a mund të sigurohen mjete financiare shtesë për vetë iniciativën?
Ekipet inkurajohen të sigurojnë më shumë mjete për zbatimin e nismës.
6. Nëse aplikojmë për një cikël dhe refuzohemi, a kemi mundësi të aplikojmë përsëri?
Gjithsesi. Shkollat dhe nxënësit e shkollave të mesme inkurajohen të aplikojnë për ato cikle që i konsiderojnë të nevojshme dhe problematike.
Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të kontaktoni në info@lead.org.mk.
Programi UPSHIFT zbatohet nga Shoqata e Liderëve për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD) në kuadër të projektit “Inkurajimi i fëmijëve dhe të rinjve në Maqedoninë e Veriut të bëhen promotorë të ndryshimeve për të zvogëluar cenueshmërinë e komuniteteve ndaj ndryshimeve klimatike” të zbatuar nga UNICEF me mbështetje financiare të Suedisë dhe Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik të RMV-së.